Zafir Berisha: Nesër “Përralla” vjetore e radhës


E mërkurë, 17 Dhjetor 2014

berisha zafir

Prizren – Zafir Berisha, deputet i NISMA-së në Parlamentin e Kosovës, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social facebook ka dhënë një kritikë për fjalimin vjetor të presidentes Jahjaga që bëhet në Parlament. Berisha fjalimin e nesërm te presidentes e quan një përrallë vjetore të radhës. Më poshtë shkrimi i plotë i postuar në facebook:

NESER ,,PRRALLA,, VJETORE E RADHES!
Presidentja edhe seancën e radhës do të vazhdon me fjalimet rutinë dhe pa ndonjë risi, mund të jetë veç kopje nga fjalimet e veta të mëhershme. Presidentja duhet të distancohet në fjalimet e veta nga krimi dhe korrupsioni që ka kapluar institucionet, duhet të shpreh shqetësim që viteve të fundit mijëra te rinj e lëshojnë Kosovën, e kjo është si shkak i qeverisjes së dobët dhe kapjes të institucioneve nga klane mafioze të para politikes. Ajo duhet ta bëj të qartë se është e papranueshme dhe tepër shqetsuse që Kosova është ndër vendet më të korruptuara ne Evropë dhe i radhitur paralelisht me shtetet ku qeverisin ende fiset ….
Ajo para se të radhitë ,,sukseset,, duhet të tregon që 2014 ka qen viti me i mbrapsht për Kosovën, sepse lidershipi i pa përgjegjshëm për gjashtë muaj ka lënë vendin pa institucione etj etj.
Z.B