Sukseset e Turqisë së Erdoğan-it


E martë, 30 Dhjetor 2014

Ankara – Prodhimtaria e Turqisë në vitin 2013 ka arritur në rreth 100 trilion dollarë dhe ka bërë një kërcim, nga pozita e 111-të e vendeve më të fuqishme në botë në vendin e 16, që do të thotë se me një mesatare prej afro 10% ajo do të arrijë që të hyjë në G20-të, e që janë 20 vendet më të fuqishme në botë.

Kryeministri i Turqisë, Recep tayyip Erdogan, ka paraparë që Turqia në vitin 2030 të jetë vendi më i fuqishëm në botë, si në aspektin politik, poashtu edhe në atë ekonomik. Se a do t`ia arrijë një gjëje të tillë, na mbetet që të ua lëmë ditëve në vijim që të na e zbulojnë këtë parashikim.

Aeroporti Ndërkombëtar i Stambollit “Atatürk” është më i madhi në Europë. Ky aeroport gjatë ditës pranon rreth 1260 aterime duke mos e harruar edhe atë të anës aziatike të Stambollit “Sabiha Gökçen” që ka kapacitete të pranojë deri në 630 aterime brenda ditës.

Turkish Airlines është kompania që për tri vite radhazi është duke e fituar çmimin “Kompania më e mirë ajrore” në botë.

Në dhjetë vite, Turqia ka bërë mbjelljen e 2 miliardë e 770 milionë pemëve pyjore dhe frutore.

Turqia ka arritur për herë të parë të prodhojë tanke të blinduara, transportues ajrorë, aeroplanë pa pilot, satelitin ushtarak që ka aftësi dhe mundësi të kryej më shumë se një veprim.

Dhjetë vitet e fundit, ka ndërtuar 125 universitete të reja, 189 shkolla, 510 spitale, 169 mijë klasa në mënyrë që të mos ketë në një klasë më shumë se 21 nxënës.

Kur kriza ekonomike ishte intensifikuar në Europë dhe në Amerikë, kishte detyruar këto të dyja që të ngritin tarifat e shkollimit ndërsa Erdogani kishte lëshuar një dekret me anë të së cilit kishte bërë falas shkollimin në të gjitha nivelet dhe në të gjitha institucionet shtetërore dhe çdo shpenzim do të mbulohej nga shteti.

Deri para dhjetë viteve të hyrat vjetore për kokë banori kanë qenë 3500$ ndërsa në vitin 2013 ajo u ngritë në 11000$ dhe është më e lartë sesa të hyrat e një përsoni në Francë. E po ashtu edhe vlerën e monedhës turke e ka ngritur për 30 herë.

Në Turqi, qeveria është duke dhënë maksimumin e saj që të nxjerrë 300 mijë studiues dhe t`i angazhojë vetëm për studime dhe hulumtime në mënyrë që të mund të ia arrijë qëllimeve të saja deri në vitin 2023.

Arritja më e madhe politike është marrëveshja paqësore dhe ndalja e gjakut që është bërë rreth Qipros dhe PKK, si dhe kërkim-falja që ju bë popullit armen për një krim që kishte ndodhur para më shumë se nëntë dekada.

Në Turqi pagat janë rritur 300% dhe paga minimale e një punëtori është ngritur nga 150 dollarë në 420 dollarë dhe papunësia ka rënë nga 38% në 2%.

Buxheti i arsimit dhe shëndetësisë ka tejkaluar buxhetin ushtarak andaj edhe paga e një mësimdhënësi është e barabartë me atë të mjekut.

Janë ndërtuar 35000 salla laboratorike të teknologjisë informative dhe asaj grafike në mënyrë që të rinjtë turq të kenë mundësi të përgatitjes profesionale dhe praktikës në to.

Erdogani mbuloi deficitin e shtetit që kishte arritur në 47 miliardë dhe pagoi këstin e fundit të borxhit në Bankën Botërore. Borxh ky që kishte arritur shumën prej 300 milionë dollarë dhe u pagua në qershor të vitit të kaluar, por jo vetëm kaq, Turqia ka arritur edhe që t`i jap borxh po këtij fondi shumën prej pesë miliardë, e po ashtu ai ka arritur që në fondin e përgjithshëm të kursejë edhe 100 miliardë dollarë në një kohë kur Amerika dhe Evropa ishin nën presionin e barrës së dështimeve nga borxhet, fajdet dhe falimentimet e mundshme.

Eksportet e Truqisë para dhjetë viteve ishin 23 miliardë ndërsa më vonë u bënë 153 miliardë për të arritur deri tek 190 shtete në mbarë botën.

Etiketa: ,