E pranoi Islamin në moshën tetë vjeçare


E diel, 1 Shkurt 2015

muslim-usa

– Kjo ngjarje e vërtet e meriton të lexohet dhe nga ajo të merret mësim. Në të flitet për një fëmijë
amerikan i cili filloi ta mëson Islamin në moshën gjashtë vjeçare kurse e pranoi atë në moshën tetë
vjeçare.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e tij,
por janë prindërit ata që e kthejnë në çifut, krishterë apo zjarrputist”.
Ky tregim i shkurtër nuk është tjetër përveç se zbatim i hadithit të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe
paqja e Allahut qofshin mbi të.
– Aleksandër Fronter lindi nga dy prindër të krishterë në vitin 1990. Nëna e tij e vendosi që nga
fillimi ta len të birin që vet ta zgjedhë fenë që do ta praktikon. Ajo vetvetiu i solli libra të feve të
ndryshme dhe pas një leximi me karakter hulumtues i biri e pranoi Islamin kurse mosha e tij ishte
vetëm se tetë vjeçare. Madje ai nga leximi i madh për Islamin mësoi shumë gjëra, si namazin,
leximin e Kuranit, ezanin dhe shumë nga dispozitat e sheriatit edhe atë pa mos e takuar asnjë
musliman.
E emërtoi vetveten Muhamed Abdullah, nga dashuria e madhe ndaj Muhamedit, lavdia dhe paqja e
Allahut qofshin mbi të.
– Pasi që u përhap lajmi i Islamit të tij, një nga kanalet televizive Islame e ftoi si mysafir special ku
edhe Muhamed Abdullahu do të shkon i shoqëruar nga prindi i vet. Udhëheqësi i emisionit derisa
përgatitej që t’ia parashtron pyetjet u habit nga fakti se Muhamedi filloi t’i parashtron atij pyetje se
si ka mundësi të shkon në Haxh dhe Umre?! Udhëtimi a kushton shtrenjtë dhe ku duhet t’i blen
rrobat e ihramit?!
– Udhëheqësi filloi me pyetjen se: Çka të nxiti ta pranosh Islamin?!
– Çdo herë që lexoja rreth tij aq më shumë edhe e doja, iu përgjigj.
– Cilat janë dëshirat e tua, e pyeti udhëheqësi i emisionit?– I kam dy shpresa dhe dëshira, iu përgjigj fëmiu. E para nga to është të bëhem piktor dhe ta
paraqes pamjen e vërtet mbi muslimanët. Më së shumti më dhemb kur i shoh filmat amerikan të
fëlliqur të cilët dëshirojnë ta fëlliqin emrin e të dashurit tim Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut
qofshin mbi të, dhe dëshira e dytë është të shkojë në Meke dhe ta puthi Gurin e Zi.
Në këtë moment ndërhyri nëna e tij e krishtere duke thënë: Dhoma e tij është e stërmbushur me foto
nga Qabeja. Deri tani i ka tubuar nga harxhimet e tij javore 300 dollarë për ta vizituar Qabenë.
Njerëzit mendojnë se atë çka e vepron është një lloj aventurë mirëpo Muhamedi posedon besim të
vërtet të cilin nuk munden të tjerët ta ndjejnë.
– Ramazanin a e agjëron, e pyeti udhëheqësi?
– Po, e agjërova Ramazanin e kaluar, iu përgjigj Muhamedi. Prindi më sfidoi se nuk do të mundem ta
agjëroj mirëpo u habit kur e agjërova deri në fund.
– Cilat janë dëshirat e tua të tjera, e pyeti udhëheqësi i emisionit?
– Dëshiroj që Palestina t’i kthehet muslimanëve. Ajo është toka e tyre dhe atë ua morën Izraelitët.
– A e ha mishin e derrit së bashku me prindërit e tu, e pyeti udhëheqësi?
– Derri është kafshë shumë e fëlliqur. Unë nuk e ha dhe nuk e di se si njerëzit e hanë.
– Udhëheqësi i emisionit e pyeti se a e fal namazin në shkollë dhe a ka ndonjë problem nga drejtoria
e shkollës? Iu përgjigj me mërzi në fytyrë: Më ikin disa kohë të namazeve nga mos dija ime se kur
hynë koha e namazit!! Mirëpo e kam zbuluar një vend të fshehtë në bibliotekën e shkollës dhe aty e
fali namazin për çdo ditë.
– Erdhi koha e namazit të akshamit dhe Muhamedi e shikon udhëheqësin e emisionit në fytyrë dhe i
thotë: A më lejon që unë ta thërras ezanin? Iu përgjigj se nuk ka asnjë problem. Muhamedi u ngrit, e
thirri ezanin në kohën e vet kurse udhëheqësit iu mbushën të dy sytë me lot!!
– O ju musliman, a i mësuam ne fëmijët tanë të përkujdesen për Islamin ashtu siç përkujdeset ky
fëmi?!!
Ne për çdo ditë kërkojmë fitore të Islamit dhe ankohemi se kemi ngecur mbrapa dhe e akuzojmë
njëri-tjetrin për këtë ngecje, kurse e harrojmë atë më kryesoren se nëse ne përmisohemi përmisohen
edhe fëmijët tanë dhe poashtu shoqëritë dhe në fund edhe i tërë Umeti.
Pra, le të merremi me vetveten dhe me familjet tona e mos të merremi me problemet e të tjerëve.
Perktheu: Irfan Jahiu