E martë, 24 Shkurt 2015
Prishtinë – Grupi i Pavarur Studentor kanë filluar marshin drejt rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ku për të dytën herë do të kundërshtojnë disa vendime të rektorit Ramadan Zejnullahu
.
Ata bëjnë thirrje që edhe të tjerët t’i bashkohen marshit protestues. Ata po përsëritin kërkesat e tyre të cilat thonë se janë të drejta. Po ashtu, njoftuan se një grup i studentëve janë mbledhur te Biblioteka Kombëtare.
Në këtë mënyrë studentët po kërkojnë nga Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe rektori Ramadan Zejnullahu që kushti për vitin e parë të jetë me shtatë provime; afati i prillit të jetë me dy provime, afati i tetorit të vlejë për kusht dhe të jetë me dy provime; kushti për vitin e dytë të jetë me katër provime dhe lirim nga semestri për kategoritë e veçanta të studentëve.
Etiketa: Protesta, Studentët, Universiteti i Prishtinës