Bëhet shtyrje e afatit për riorganizimin e “Trepçës”


E enjte, 26 Shkurt 2015

per trepcen

Prishtinë – Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës i ka dhënë afat Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), që deri më 1 nëntor të vitit 2016 ta dorëzojë Planin për Riorganizimin e ndërmarrjes “Trepça”.

Sipas aktvendimit të kësaj dhome, të cilin e ka siguruar “Epoka e re”, AKP-ja këshillohet që t’i lajmëroj menjëherë autoritetet e Kosovës për nevojën e mjeteve financiare për angazhimin e Ofruesit të Shërbimeve Profesionale në procedurën e Riorganizimit të “Trepçë”-s.