Ja si shkoi seanca e “tymosur” e Kuvendit (Foto/Video)


E enjte, 8 Tetor 2015

Kuvendi-650x358

Prishtinë – Seanca e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur gjatë ditë së sotme ka qenë një nga seancat më të pazakonta prej themelimit të këtij institucioni.
Kjo për faktin se në këtë seancë u panë veprime jo të natyrshme për seancat parlamentare nga përleshjet e lehta mes deputetëve, sharje, e deri tek përdorimi i gazit lotsjellës, i lëshuar nga deputetët e partive opozitare, konkretisht nga Albin Kurti, deputetë i Vetëvendosjes.

Deputetet e partive opozitare, sikur edhe në dy seancat e kaluara, nuk lejuan fillimin e punimeve të seancës e cila ishte paraparë të fillojë në ora 10:00, duke mos lejuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli që të nisë me punimet e seancës.

Pas kësaj situate, Veseli kërkoi një pauzë prej 10 minutave, ku ju drejtua mediave në sallën e seancave plenare të Kuvendit, fjalimi i të cilit u pengua me fishkëllima nga deputetet e opozitës.

Filikaqat3-1024x576

Veseli aty u bëri thirrje deputetëve që të lejohet mbajtja e seancës dhe, se opozita t’i drejtohet Qeverisë për marrëveshjet e arritura. Edhe opozita iu drejtua mediave, duke këmbëngulur në qëndrimet e veta.

Vazhdimi i seancës së Kuvendnit të Kosovës, u tentua të pengohet nga opozita edhe pas pauzës 30 minutëshe. Por kryetari Veseli, drejtimin e seancës ia dorëzoi nënkryetarit, Xhavit Halitit, i cili i ulur në ulësen e deputetëve të PDK-së, hapi seancën.

Seanca vazhdoi për disa minuta nën presionin e deputetëve te pozitës të cilët vazhdonin të fishkëllenin pa ndërprerë duk e bërë të vështirë të dëgjoheshin fjalimet e Halitit e deputetë të shumicës.

Kuvendi2-1024x576

Nën presionin e fishkëllimave të deputetëve të opozitës, pozita miratoi disa projektligje si: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Letërnjoftimin, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës, Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe disa të tjera.

Por, opozita nuk e la vetëm më fishkëllima. Ata lëshuan edhe gaz lotësjellës, me çka edhe pa mundësuan vazhdimin e seancës së Kuvendit, ku si pasojë e gazit lotësjllës, ndihmë mjekësore kërkuan deputetet e PDK-së, Flora Brovina dhe Blerta Deliu Kodra./lajmi/