Destabilizimi i personaliteteve


E hënë, 6 Janar 2014

Autor: Atasoy MÜFTÜOĞLU

Jemi duke jetuar në një botë me aks sigurie të militarizuar, në të cilën mbizotëron shovinizmi i qytetërizimit, apo njihen si kriminel të tjetërsuarit/humbësit, dhe posaqërisht muslimanët. Kjo botë është një botë që i redukton muslimanët në sasi abstrakte, ku të gjitha shoqëritë distancohen nga vlerat shoqërore, në të gjitha shoqëritë vihen në prioritet vlerat tregëtare, përfitimet dhe frytshmëria, ku përmes mediave, shoqërive i fitohen vlera që nuk kanë bazë morale.

Përgjatë kohëve moderne dhe në ditët tona gjithmonë përcaktues ishin brengat ekonomike.

Edhe në ditët tona brengat morale, kulturore, ideologjike, intelektuale, filozofike, estetike në tërësi janë shndërruar në brenga margjinale. Në shoqëritë e ditëve tona në të cilat përcaktuese janë brengat ekonomike mundësitë për formësimin e vetvetes së njerëzve po bëhen duke pavarësuar nga çdo vlerë, duke lëvizur sipas dëshirave.

Revolucioni i komunikimit në të gjitha shoqëritë ndryshoi shumë gjëra, është duke i ndryshuar dhe do t`i ndryshojë edhe më shumë.

Përballë të gjitha këtyre zhvillimeve të ngjeshura, ndryshimeve dhe shndërrimeve, shoqëritë e botës islame fatkeqësisht; janë duke u munduar ta zgjasin të kaluarën në dëm të mohimit të të sotshmes, në dëm të mohimit të së ardhmes. Mbase jemi duke u munduar ta zgjasim të kaluarën, në luftërat e brendshme ideologjike që vazhdojnë ende ndërmjet pikëpamjeve globale dhe mënyrave të jetesës, ndërmjet kulturave jemi duke mbetur gjithmonë në gjendje mbrojtjeje. Mbase janë në vazhdim divergjencat mendore dhe morale nuk jemi duke mundur t`i mbledhim forcat t`i kalojme horizontet centri-perëndimore, nuk jemi duke bërë hetime të nevojshme mbi këtë.

MENDJA E VËRTETË

Kapitalizmi dhe kultura kapitaliste që nuk e ka asnjë respekt ndaj asnjë vlere dhe sistemi moral e ka një veçori që nuk njeh kufi. Në një shoqëri/sistem kapitalist njerëzit jetojnë dhe ashtu vdesin pa qenë të vetëdijshëm mbi kuptime dhe urtësi. Në botën moderne-kapitaliste-sekulare, shkenca/arti/letërsia/estetika/politika janë të pakënaqura nga kufijtë moral.
Njerëzit bëhen njerëz kur arrijnë të vetëdijësohen mbi kufijtë. Mendja e vërtetë, bëhet mendje kur ndëgjegësohet mbi kufijtë. Personi që nuk është i vetëdijshëm mbi kufijtë e vetes, shoqëria/ekonomia/politika/shkenca/kultura/leteërsia/arti që nuk është i vetëdijshëm mbi kufijtë e vetes nuk është gjë tjetër përveq një arrogance të madhe. Në një botë që nuk e ndjen nevojën e përkufizimeve sikurse drejtësia edhe shkenca përceptohet sikur një ideologji. Duhet ta përkujtojmë se ideologjitë në asnjë formë nuk mund të bëjnë përcaktime totalitare. Çdo ideologji është duke mundur ta vazhdojë ndikimin vetëm duke u shndërruar në një sistem sundimi.

Mbase nuk po e zotërojmë një vetëdije kriticizmi, jemi duke e vazhduar jetën tonë me mendime platonike, në një periudhë të ngarkuar me transfere kulturore, nuk po e ndjejmë nevojën ta nxjerrim një bilanc të një kulture kriticizmi. Traditat që po i mveshin vetë islamit, shoqëritë islame që po e humbin aftësinë e të menduarit përmes xhemateve tradicionale për këtë, assesi nuk po mund të shëndrrohen në esencën politike. Për shkak të proceseve të paaftësimit të të menduarit që i përmendëm vetëdija/ndjeshmëria/qëndrimi/stili/pozicionimi/perceptimit tevhid për fat të keq në një formë shumë serioze janë duke u katandisur. Për shkak të përceptimit të fesë së katandisur, shoqëritë muslimane po e përzgjedhin dorëzimin. Dorëzimi, kompromisi, toleranca në çdo gjendje po i qetëson ata që e kanë bërë një përzgjedhje në këtë rrugë. Kur po e refuzojmë doëzimin, kompromisin po duhet t`i bëjmë ballë ngacmimeve të mundshme që do të ballafaqohemi.

KRIZAT EKZISTENCIALISTE

Sjellja në gjendje të pamundshme e prodhimit të mendimeve dhe ideve në shoqëritë e botës islame përmes perceptimit traditional të fesë, i ka dënuar shoqëritë tona drejtë papërcaktimeve radikale. Për shkak të këtij papërcaktimi dhe dënimi, refuzimi i fesë në emër të mendjes moderne, perceptimi i refuzimit të fesë si liri, formimi i poleve radikale ndërmjet fesë dhe shkencës nuk ka vënë në pah asgjë, përveq shtytjes mbrojtëse të jetës së mendimit islam përballë ndasive ideologjike ndërmjet fushave fetare/politike/kulturore.

Përballë sistemeve të sundimeve ideologjike pazgjidhshmëria brenda së cilës kemi rënë, nuk e ka një arsyetim të kuptueshëm, të pranueshëm. Ideologjitë janë skenarë, utopi në kundërshtim me natyrshmërinë/shpirtin e njeriut. Për këtë arsye duhet të jetë që në ditët tona shoqëritë moderne/sekulare, janë në një krizë ekzistence serioze. Për këtë arsye duhet të jetë që bota e të sotshmes e ka marrë formën e një bote të hapur për çdo gjë që nuk është njerëzore. Përballë ideologjive të së keqes vetëm subjektet kundërshtuese mund ta bëjnë një rezistencë.

Në një kohë kur tregjet dhe rrjetet e diturisë shpërndahen në nivel global të gjitha identitetet/kulturat/personalitetet janë duke u destabilizuar, duke humbur vlerën dhe shumuar. Në epokën e globalizmit muslimanët duhet të kishin dalur nga kontrolli i mendimit, idesë, horizontit të kombit-shtet. Për fat të keq kjo nuk u bë e mundshme. Në një epokë në të cilën u shenjtëruan përmes “fesë” kufijtë e kombit-shtet nuk jemi duke mundur ta përfitojmë në aktualitetin tonë, zemrën tonë, shpirtin tonë moralin/përafrimin/edukimin/vetëdijen e ummetit.

Në ditët tona të gjitha fjalët, përkufizimet, formacionet janë duke rënë nën destrukcionin kuptimor.

SHKRETIMI I URTËSISË

Edhe mbase në shoqëritë e botës islame ndërtimet shoqërore/mendore/kulturore/politike/ekonomike nuk janë ndryshuar ne jemi duke vazhduar të bëjmë fjalë për revolucionet. Mbase nuk jemi duke arritur të mendojmë se luffa e vërtetë është luffa e pavarësisë mendore nuk jemi duke e bërë në asnjë fushë ndonjë kontribut në horizontin mendor të shekullit XXI. Sot muslimanët përmenden më shumë me fanatizëm/ngacmime/barbarizma militante.

Kemi nevojë për një vetëvetësim të fortë të vetëdijshëm në të gjitha fushat. Sikurse që skenarizimi në kuptimin ideologjik i historisë është po aq i gabueshëm dhe i rrejshëm, po aq është i gabueshëm dhe i rrejshëm edhe skenarizimi i historisë në kuptimin nostalgjik dhe romantik. Sot ne si musliman jemi duke jetuar brenda dilemave/papërcaktimeve/vërvitjeve dhe përzgjedhjeve tragjike. Janë duke u shkretuar, zbrazur fushat e urtësisë dhe kuptimit. Njerëzit duke dalur nga të qenit personalitete, janë duke u shndërruar në gjësende që vrapojnë pas përfitimeve./mediaelire

Autor: Atasoy Müftüoğlu

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: