E hënë, 1 Shtator 2014
Stamboll – Një burrë 53 vjeç kreu një vetëvrasje në orët e para të mëngjesit të sotëm në Stamboll, duke u hedhur nga ura në ujërat e ngushticës së Bosforit.
Ndonëse kjo u cilësua si tragjedi që shënoi fillimin e këtij muaji, nuk është parë si e tillë nga një polic, i cili është fotografuar duke bërë një selfie në momentin kur ekipi i policisë po negocionte me burrin për të mos u hedhur nga ura.
Pasi qëndroi tre orë mbi urë, burri u hodh poshtë dhe trupi i tij u gjet më pas nga policia detare.
Fotoja e shpërndarë në rrjetet sociale, ka krijuar mjaft polemika për shërbimet policore. Njerëzit e kanë cilësuar policin si një njeri të pandjeshëm. Viktima Sadrettin Saskin, 35 vjeç u arrit të kapej gjallë në momente dëshpërimi e sipër, por nuk mundi të shpëtohej pavarësisht përpjekjeve “maksimale”.
Departamenti i Policisë në Stamboll ka nisur menjëherë hetimin për veprimin aspak human të policit që bëri selfie (foto) në momentin e vetëvrasjes./shekulli/