Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë! - Prizren Post

OPINIONE

Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë!

Nga Jetmir MALOKU - 30 10 2013, 1:48

Egzon AVDULLAHI

Egzon AVDULLAHI

Globalizmi i mendjeve të ndritura nisi qysh herët në suazat historike, kuptohet që nga kapërcimi i portës së parë drejt tokës të qenies njerëzore e deri tek e sotshmja. Popujt nuk u krijuan për gjë tjetër vetëm se ta njohin njëri tjetrin dhe të bashkërendojnë në paqe për të mirën e përgjithshme të tyre, t’i plotësojnë nevojat reciprokisht me aftësitë e dhuruara dhe të jenë mëkëmbës në fytyrë të tokës. Nga ta pati dhe ka që shtrembërojnë të mirën, karshi të tjerëve që urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja. Vlerat e dhëna popujve me tipare të caktura që i bëjnë ata të mburren ball të tjerëve që poashtu plotësojnë këta me tipare tjera me norma pozitive, kur shtrembërojnë pragun e shenjtërisë në vend falendërimi në atë humane dhe kur duke kërkuar t’i gjejnë vlerat e tyre në traditë e jo në gjenezë, gjejnë veten në humnerën e mashtrimit të gjithësisë.

Njerëzit e popujve të ngritur bashkohen në ideale të larta në përputhshmëri me arsyen e krijimit e jo në qëllime të pragshme në pajtim me fatin e humbjes.
Ideale të të gjitha kohëve janë besimet shpirtërore në të cilat njerëzit bashkojnë qëndrimet, gjë e vërejtur edhe mbas vizitës së kryeministit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe deklaratës së tij famëmadhe se Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë…
Kosova dhe shqiptarët në tërësi kanë dhënë shumë për Perandorinë Osmane, bartëse e përbashkët e relikteve të të cilës jemi-me vlerë të veqantë në sendërtimin e pasardhëses së saj Turqisë së sotme. Një shtet që nisur nga himni, thurës të të cilës jemi, padyshim se është pjesë e ndërgjegjes sonë dhe duhet t’i lëmë asaj që të na shpërblejë me aq pak si fillim, vetëm me një fjalë goje. Ne jemi Turqi, po, sepse kemi miliona bashkëkombas që jetojnë, veprojnë dhe drejtojnë atë shtet, anasjelltas nëse mohojmë këtë tradhëtojmë bashkatdhetarët tanë atje duke i lënë vetëm ata, gjë e cila mbase shprehet me gojë nga kryeministri i saj tregon se ndjenjat janë paralelisht në binarë dhe ne jemi vagonë të përbashkët të një treni që nëse shkëputemi nga njëri-tjetri humbim atë që bartëm për pesë shekuj bashkërisht (të mirën dhe të keqen).

Kthehemi në çështjen e bashkimit të idealeve të larta që shumë interesante është se frazat e kundërshtuara vijnë nga shteti Serb dhe ipeshkvi katolik i Kosovës! Cili qëllim i bashkon ata që qëndrimet i kanë në linjë? Shqiptarët duhet të mburren sot se njëanshëm nuk u thuhet atyre që janë djep i një shteti tjetër (si në Gazimestan më 1989) por si vegjëli që janë gjigandizohen dhe ngriten në vlerën e një superfuqie sot ekonomike të botës me po aq sa Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi!

Deklaratat e presidentit Serb se Turqia duhet vepruar si në të 30-at dhe duhen pas për shembull liderë të asaj periudhe jo vetëm që anakronizon realitein por edhe rishtazi vë në shesh qëllimet e zbrazjes, gjenocidit dhe ekspansionit duke e ditur se me marrëveshjen që e bëri ajo më 11 korrik 1938 me udhëheqësin e atëbotshëm të Turqisë zbrazi në masë gjithë toplicën dhe pjesërisht Kosovën.

Turqia nuk është ajo e të 90-ve, mbase më u zgjua nga gjumi shekullor dhe tani pret shkrirjen e akujve për të ankoruar në zemrën që ia qanë në pesë pjesë, me dejet e lëshuara nga e cila udhëhiqej 18 milion kilometra katrorë territor. Pulsi i saj do të rrahë kur të bashkohen pjesët, për dikë zhurmshëm me qëllim që ta vras me shigjetë helmi, për dikë me ritmin si himn për tu bërë shqytë në rrugë të saj…
Shqiptarët qenë intelekti i Portës së Lartë për 30 e më shumë poste me radhë, ta lëmë që trurin ta ushqejë zemra. Arsyen e mendjes së fëmiut e mund gjithmonë ndjenja e shpirtit të nënës!…



Agjencia e lajmeve Prizren Post ka kënaqësinë t'iu ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasojë me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.

Keni probleme teknike? Klikoni këtu.
  • Fehimi

    U paten bashku ipeshkvi i kosover me cetniket e serbise kunder ne muslimaneve dhe vellaut tone musliman erdoganit.

GJITHASHTU NË PRIZREN POST

PRIZREN POST