Nesër fillojnë punimet në autostradën “Arbër Xhaferi”


E martë, 22 Korrik 2014

auto kosova

Punimet për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” drejt Maqedonisë, pritet të nisin të mërkurën, tha drejtori gjeneral i këtij projekti, Chris Jennions. Sipas tij, deri tani konsorciumi Bechtel-Enka i ka bërë përgatitjet operative.
Për të ndërtuar autostradën 60 kilometërshe deri në Han të Elezit, konsorciumi amerikano-turk do të mbështetet sërish në burimet vendore, qoftë të materialit, qoftë të fuqisë punëtore.

Jennions, drejtor gjeneral i projektit “Rruga 6”, tha se gjithmonë nisin me një kapacitet 100 për qind në kryerjen e punëve.

“Ne ngado që punojmë, shfrytëzojmë fuqinë punëtore të vendit. Edhe këtu vjet kishim përmbajtje vendore prej 60 për qind, ndërsa sivjet nga 1000 punëtorë sa na duhen për të ndërtuar autostradën, 80-85 për qind te tyre do të jenë vendorë”, tha ai për Klan Kosova.