Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

​ Isco zbulon të ardhmen

Prizren Post | 14:34 - 22.05.2017

Mesfushori spanjoll, Isco, është i vendosur – ai dëshiron të qëndrojë edhe më tej në “Santiago Bernabeu”.

Spanjolli ka qenë në qendër vëmendjes gjatë gjithë sezonit, ku ka pasur spekulime se mund të largohet gjatë verës.

Por, paraqitjet në ndeshjet e fundit dhe besimi që i ka dhënë Zinedine Zidane, kanë shtyrë spanjollin të qëndrojë në Madrid.

“Nuk ka rëndësi nëse do të luajë në Cardiff apo jo. Unë do të qëndrojë edhe më tej te Real Madridi”, deklaroi Isco.

“Askush nuk e di të ardhmen, por unë jam i lumtur te Reali. Tifozët nuk kanë pse të bëhen merak”, shtoi mesfushori spanjoll.


Etiketa:
Arivisti Company