Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

​25 klubet me më së shumti tifozë në stadium (Foto)

Prizren Post | 17:05 - 23.05.2017

Në bazë të një studimi del se, skuadra gjermane Borussia Dortmund është skuadra e cila ka mbledhur më shumë tifozë në stadium në pesë ligat e mëdha evropiane.

Stadiumi i Dortmundit mesatarisht ka pasur nga 80 mijë tifozë në stadium, apo 98 për qind të kapacitetit.

Në vendin e dytë është Barcelona me 78 mijë tifozë, nga 99 mijë sa është kapaciteti i Camp Nou.

Manchester United ka pasur 99 për qind të sezonit stadiumin e mbushur, ndërsa Bayern Munich edhe pse renditet në vendin e katërt me 75 mijë tifozë, është skuadra e vetme e cila ndeshje pas ndeshje ka pasur 100 për qind stadiumin e mbushur.

Top pesëshen e mbyll Real Madrid me 69 mijë tifozë, ndërsa në Itali skuadra e Interit ka mbledhur më së shumti tifozë në stadium, mesatarisht nga 47 mijë tifozë.


Arivisti Company