Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

​Dështakët e La Ligas (Foto)

Prizren Post | 17:49 - 23.05.2017

Tashmë ka përfunduar sezoni në La Liga, ku Real Madrid është shpallur kampion për herë të 33-të në histori të klubit.

Portali i njohur anglez Goal.com, ka përzgjedhur 11 dështakët e këtij edicioni në La Liga, ku Valenca ka tre lojtarë, Ezequiel Garay, Mario Suarez dhe Munir.

Barcelona ka dy lojtarë në këtë formacion Lucas Digne dhe Andre Gomes, ashtu sikurse edhe Las Palmas, Jese dhe Alan Halilovic.

Real Madrid ka vetëm Danilon, Atletico Madrid ka Nicolas gaitan, Sevilla ka Luciano Vietton dhe Osasuna portierin italian Salvatore Sirigu.


Arivisti Company