Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

​Juventus kërkon legjendën e Barcelonës (Foto)

Prizren Post | 16:40 - 23.05.2017

Rasti Dani Alves, që nuk u preferua më nga katalanasit, por u lejua të largohej me parametra zero drejt bardhezinjve të Torinos, ku po shkëlqen, i frymëzon kampionët italianë për të bërë tjetër goditje të këtij lloji.

Në fokus tashmë është simboli i Barcelonës, ai që ngjall interesin e të gjitha ekipeve të rëndësishme në ligat e mëdha evropiane, Andres Iniesta.

E përditshmja italiane, Corriere della Sera, thotë se Juventusi është i gatshëm të bëjë një ofertë për shërbimet e Iniesta, i cili është konsideruar si mesfushori më i mirë në botë.

Drejtuesit bardh e zi e dinë se kanë mundësi të vogël për të transferuar Iniestan, i cili shumë herë e ka bërë të qartë se dëshiron të përfundojë karrierën në Camp Nou.

Por, ata duan të provojnë shanset e tyre, ashtu siç bënë edhe me Alves, Pirlo, Tevez, Barzagli apo Patrice Evra.

Iniesta ka kontratë me Barcelonë deri në qershor të vitit 2018, por ende nuk ka ndonjë lajm për vazhdimin e saj.


Arivisti Company