Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

​Përveç dënimit 1 vjet burg, Enver Hasani duhet t’ia kthejë mbi 70 mijë euro UP-së

Prizren Post | 14:26 - 18.10.2017

Ish-rektori i UP’së Enver Hasani dhe dy të akuzuarit tjerë Hakfi Veliu dhe Albert Rakipi janë dënuar të mërkuren nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprën panle “mashtrim në detyrë” në aferën e njohur të përkthimit të librave në UP, gjatë kohës sa Hasani ishte në krye të saj. 

Në aktgjykim Hasanit i shqiptohen 1 muaj vit burgim me kusht, të cilin mund të mos e ekzekutoi në rast se gjatë dy viteve të ardhshme nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale. 

Derisa, Veliu dhe Rakipi janë dënuar me nga 6 muaj burgim, të cilin mund ta kompensojnë me nga 10 euro gjobë. 

Dënimet për të tre këta konsiderohen si minimale, pasi vepra penale që ngarkohen të tre të dënuarit është e dënueshme nga 6 muaj deri në 12 vite burgim, shkruan Gazeta Express. 

Megjithatë, i njëjti aktgjykim i shpallur sot pas mesditës detyron të tre të dënuarit që UP’së ti kompensojnë shumën prej 70.131.27 euro. Për këtë kanë 90 ditë kohë. 

Gjithashtu, është anuluar edhe kontrata për përkthimin e teksteve nga gjuha angleze në atë shqipe, të cilën e kishte fituar Instituti për Studime Ndërkombëtare (ISN), e që udhëhiqej nga tashmë i dënuari, Alber Rakipi dhe e cila ishte objekt i akuzës ndaj tyre.

Të dënuarit obligohen që të paguajnë edhe për shpenzimet procedurale.

Ky është vendimi i plotë i gjykatës: 

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur publikisht Aktgjykimin kundër të akuzuarve E.H, H.V dhe A.R, të cilët në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mashtrimi në detyrë nga neni 341 par. 3 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës.

I akuzuari  E.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër penale në periudhën prej 2 (dy) viteve.

I akuzuari H.V është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

I akuzuari A.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

Të akuzuarve H.V dhe A.R, dënimi me burgim i zëvendësohet me dënim me gjobë në lartësi prej 10.000 (dhjetëmijë) euro, të cilin dënim të akuzuarit janë të obliguar që ta paguajnë në afatin prej 60 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në rast se të pandehurit nuk e paguajnë dënimin në afatin e caktuar nga gjykata do të mbetet në fuqi dënimi me burgim.

Tre të akuzuarit obligohen që të dëmtuarës Universiteti I Prishtinës t’ia kompensojnë dëmin në mënyrë solidare në shumë prej 70.131,27 €, në afatin prej 90 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Palët kanë të drejtë ankese  në Gjykatën e Apelit të Kosovës .


Etiketa:
Arivisti Company