Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

​Pique: Ky lojtar i Realit më kërkoi falje, kam luajtur letra me të (Foto)

Prizren Post | 18:25 - 24.05.2017

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka treguar se mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal i ka kërkuar falje, pas fyerjeve gjatë festës së titullit.

Ai tha se Carvajal është djalë shumë i mirë, me të cilin edhe ka luajtur letra, por që e ka bërë nga euforia.

“Nuk e shoh si fyerje, ishte një frazë që u përsërit nga tifozët. Nuk e konsideroj si fyerje, sepse u tha në një moment euforie dhe është normale”, tha fillimisht Pique.

“Unë e njoh Carvajalin, ai është djalë i mirë dhe ne kemi luajtur letra bashkë. Ai më dërgoi një mesazh dhe më kërkoi falje, por unë i thash se nuk ka nevojë. Nganjëherë e bën njëri, pastaj tjetri”.

Kujtojmë se Pique që një kohë të gjatë është në luftë me Real Madridin, por kësaj radhe i ka kuptuar futbollistët e Realit dhe tifozët e saj, të cilët kishin kënduar: “Pique dështak, përshëndete kampionin”.


Arivisti Company