Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

​Valverde bën revolucion në Barcelonë

Prizren Post | 12:29 - 28.05.2017

Trajneri spanjoll pritet që të bëjë shumë ndryshime në skuadër, ku përvec disa transferimeve, do të ketë edhe shumë largime.

Sipas AS, Valverde beson se skuadra ka nevojë për disa ndryshime, në mënyrë që të qëndrojë në nivelin më të lartë.

Ai fillimisht do t’ua bëjë të qartë dy futbollistëve, Arda Turan dhe Jeremy Mathieu se nuk llogarit në shërbimet e tyre.

Pastaj ai është i gatshëm që të dëgjojë ofertat edhe për tetë lojtarë ë tjerë, Jordi Alba, Digne, Aleix Vidal, André Gomes, Rakitic, Rafinha, Denis Suárez, Alcácer, të cilët mund të shiten në rast se vjen ndonjë ofertë e mirë.

Në anën tjetër, ai tashmë e ka të qartë se kush duhet të vij në Barcelonë gjatë kësaj vere.
Pesë dëshirat e tij janë Ander Herrera, Marco Verratti, Vitolo, Philipe Coutinho, Hector Bellerin dhe Gerard Deulofeu.

Mbetet të shihet se sa do të realizohet plani i Valverdes, i cili dëshiron të tregojë autoritetin e tij që në fillim të punës së tij në Barcelonë.


Etiketa:
Arivisti Company