E diel, 21 Maj 2017
Sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere nga ‘Godison Park’.
Ai dëshiron të kthehet të luaj për ndonjë skuadër të madhe, ku edhe mendon se e ka vendin.
Sipas The Sun, dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij janë Manchester United dhe Chelseat, të cilat janë të gatshme të ofrojnë deri në 100 milionë euro për të.
Lukaku në të kaluarën ka qenë pjesë e Chelseat, por ishte larguar në vitin 2014.
Përveç dy skuadrave angleze, Lukaku po kërkohet edhe nga pronarët e rinj të Milanit, të cilët pritet të bëjnë revolucion në skuadër. /Express/