​Besa i përgjigjet ashpër Kastratit, e quan narko diller


E diel, 21 Maj 2017

Kreu i “Plisave”, Albert Kastrati dyshon se Kupa e Kosovës në futboll ndërmjet Besës dhe Llapit është trukuar.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati kishte thënë se po flitet që Besa do të marrë paret, kurse Llapi Kupën.

“Po flitet, Besa paret (100.000 mijë euro) e Llapi Kupën. Kur të ndodh përnime atëherë mos më thirrni hiq nëpër media”, ka shkruar ai në Facebook.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i skuadrës pejane, e cila e quan Kastratin si narko diller.

Ajo po ashtu ka thënë se është turp se si një njeri i tillë udhëheq një grup me traditë si të Plisave dhe është zëdhënës i Prsihtinës.

Më poshtë mund të lexoni të plotë komunikatën e Besës:

“Paska shkretu edhe eksponenti nga bota e krimit dhe narko dileri Albert Kastrati udhëheqësi i Plisave, paska deklarua Besa merr 100.000 € e Llapi merr kupën. More i paftyrë ti nuk e ke tagrin të përmendesh emrin e Besës. Ta dish mirë ti se Besa do ta merr kupën e ti merri ato 100.000 € se të nevojiten për tu furnizuar me substanca.

Është trishtuese kur e sheh këtë qen(ie) me pamje njerëzore duke fituar hapësirë mediale dhe i cili luan rolin e zëdhenësit të KF Prishtina klub me renome, dhe mban pozitën udhëheqëse të një tifozerie me traditë. Vaj medet ku kemi mbet kur droga, krimi dhe njerëz që vendin e kanë prapa grilave të kenë hapsira mediale dhe të shpalosin fillozofi kur janë nën ndikim të substancave.

Po ky eksponent i nëntokës Prishtinase është përgjegjësi kryesor i kriminalizimit dhe shkatërrimit të tifozerive andej dhe këndej kufirit. Një ta kesh të qartë o burracak i paguximshëm, nuk bjen Besa pre e këtyre trillimeve tuaja sepse ti dhe ata që të udhëzojnë dhe furnizojnë me këto hipoteza do të jeni gjithmonë të mundur nga KF Besa sepse imperativ i joni gjithmonë do të jetë mposhtja e juaja ashtu si ju mposhtem në gjysmëfinale të kupës.

Albert Droga shumë minor je ti për të vlerësuar KF Besën, sepse Besa ka mjete të cilat ti as në gjendjen tënde me të rendë kur je nën ndikim të substancave nuk mund ti paramendosh, prandaj merru me shërimin tënd nga varësia e mos u merr me media se je i pa vlerë o mjeran i shkretë”.