​Fanellat e finales në Champions League, tersi i Real Madridit


E diel, 28 Maj 2017

Skuadra italiane, Juventus cilësohet si vendëse dhe në finale do të luaj me fanellat e para me ngjyrë bardh e zi.

Kjo do të thotë se kampionët e Evropës nuk do të luajnë me fanellat e bardha, e as të dytat, të cilat janë të zeza, por me fanellat e treta, të cilat janë ngjyrë vjollce.

Me këto fanella Reali ka luajtur pesë ndeshje në La Liga, ku nuk i kanë sjellë shumë fat.

Prej këtyre pesë ndeshjeve, Reali ka humbur dy prej tyre, një ndaj Sevillas dhe një ndaj Valencias, shkruan Marca.

Mbetet të shihet nëse në finale Reali do të ketë më shumë fat me këto fanella.

Etiketa: , ,