​Kukësi me premi marramendëse për lojtarët pas titullit të parë në histori


E diel, 21 Maj 2017

Kurorëzimi me sukses i këtij sezoni kulmon edhe me një shpërblim të majmë për skuadrën e Kukësit.

Në përfundim të triumfit të djeshëm, përveç gëzimit historik për cilindo pjesëtar të skuadrës së Kukësit, është mësuar edhe një lajm për shpërblimin që do të marrin për këtë arritje.

Gazeta “Panorama Sport”, nga burime të besueshme pranë skuadrës verilindore, ka mësuar se shpërblimi për titullin do të jetë 100 mijë euro.

Presidenti Gjici ka përdorur shpesh metodën e shpërblimeve për lojtarët e tij, ashtu siç edhe ka kritikuar stafin apo lojtarët në momente të sezonit kur nuk kanë bërë atë që duhet dhe nuk kanë kënaqur pritshmëritë e tij dhe të vetë objektivave të skuadrës.

Në ditët në vijim, skuadrës verilindore do t’i jepet kjo premio nga presidenca. Krahas shpërblimeve që kanë marrë gjatë gjithë sezonit në momentet kur skuadra ka rritur fitore të rëndësishme, fitimi i titullit do të shoqërohet me një tjetër shpërblim për futbollistët dhe skuadrën verilindore.

Presidenca e Kukësit e ka marrë këtë vendim dhe shpërndarja pritet të bëhet në ditët në vijim, ose pas festës së lajmëruar nga Gjici për nder të titullit kampion, në përfundim të ndeshjes me Luftëtarin.