E martë, 23 Maj 2017
Disa media në Itali kanë publikuar pamjet e para të fanellave të reja të Interit, me të cilat do të luaj në sezonin e ri 2017/18.
Edhe fanellat e reja do të jenë me ngjyrat tradicionale të kaltra dhe të zeza, ashtu sikurse janë edhe ngjyrat e skuadrës.
Fanellat e reja prite të dalin në treg të enjten, ku tifozët do të kenë mundësi t’i blejnë ato.
Ndeshjen e parë Inter me fanellat e reja pritet ta luaj këtë të diel, kur në Giuseppe Meazza do të presin skuadrën e Udineses.