E martë, 11 Gusht 2015
12 persona të moshës më të madhe se 40 vjeç kanë vdekur si pasojë e e asaj që quhet “sëmundja e veteranëve”.
Kjo ka alarmuar autoritetet e Nju Jorkut, pasi që është paralajmëruar edhe që do të ketë raste të tjera të vdekjes, sepse deri më tani janë raportuar më shumë se 100 raste me këtë sëmundje.
Zyrtarët kanë gjurmuar bakterien legionella në sistemet e ftohjes së ajrit në qindra ndërtesa të qytetit.
“Sëmundja e veteranëve” është bakter i njohur me emrin “legionella” e cila formohet në sistemet e ftohjes së ajrit.
Ky bakter është emëruar me këtë emër, pasi për herë të parë u paraqit në vitin 1976, transmeton TCH.
Në këtë vit në Filadelfia u mblodhën mbi 2000 veteranë në një takim të përvitshëm për nder të Ditës së Pavarësisë. Pas tre ditësh, disa prej veteranëve të pranishëm filluan të vdisnin.
Numri total i të vdekurve shkoi në 34, ndërsa u raportua se nga kjo sëmundje misterioze u prekën rreth 220 veteranë.