E premte, 21 Gusht 2015
Helikopteri në ditët e sotme përdoret për logjistikë, luftë dhe shpëtim në rastet e fatkeqësive të ndryshme. Që nga Lufta e Dytë Botërore, kur janë paraqitur për herë të parë, e deri në ditët e sotme, helikopterët kanë ndihmuar transformimin e fushëbetejave.
Këta janë helikopterët aktualisht më të mirë sulmues në botë. Renditja e tyre është bërë në bazë të nivelit të pajisjeve elektronike aeronautike, lehtësisë së manovrimit, shpejtësisë dhe fuqisë së zjarrit.
1. AH-64D Apache LongBow
Helikopteri sulmues Boeing AH-64 Apache është i njohur si sistemi më i shquar dhe më i fuqishëm kundër mjeteve të blinduara, që u dëshmua në Luftën e Gjirit. Apache është i projektuar për të kryer misione luftarake ditën, natën dhe në mot të keq. Apache është i pajisur me teknologjinë më të fundit elektronike dhe të sistemeve të kontrollit të zjarrit, ndërsa posedon një arsenal të bujshëm të armatimit.
2. Kamov KA-50/KA-52
Kamov Ka-50 “Peshkaqeni i zi” është helikopter sulmues i forcave ruse me vetëm një ulëse (për pilotin), i cili ka një sistem të veçantë të rotorit me bosht të përbashkët. Kamov është projektuar në vitet 1980-a nga zyra e projektimit Kamov, ndërsa ka filluar të përdoret nga ushtria ruse në vitin 1995. Megjithëse KA-50 është projektuar të jetë i vogël dhe i shpejtë ai mund të bartë një numër të konsiderueshëm të armatimit të llojeve të ndryshme. Rusët kanë dizajnuar edhe verzionin KA-52 Hokum, i cili përveç armatimit të konsiderueshëm që mund ta bartë, e arrinë shpejtësinë maksimale deri në 350 km në orë dhe ka një rreze luftarake prej 250 kilometrash.
3. MI-28H Havoc MI-28H
Havoc është një helikopter sulmues i forcave ruse me dy ulëse, që vepron në çfarëdo moti, ditën e natën dhe është i pajisur me armatim kundër mjeteve të blinduara. Ky është një helikopter i dedikuar enkas për sulm, andaj hapësira për transportim të trupave në të është shumë e kufizuar.
4. Eurocopter Tiger
Ky helikopter sulmues i prodhuar nga Eurocopter, në Gjermani, Francë dhe Spanjë, njihet si Tigër. Tigri ka dy motorë turbo MTR390të Rolls- Royce 4.31.
5. AH-1Z Viper
Ky helikopter sulmues me dy motorë i bazuar në AH-1W Super Cobra, dallohet dukshëm nga helikoptëret e tjerë sulmues për nga efektiviteti, fleksibiliteti dhe funksionaliteti. Ndër të tjera ky helikopter i zhvilluar për Trupat e Marinës së Shteteve të Bashkuara, ka sistemin e rotorit kryesor të punuar prej një materiali të lehtë dhe shumë të fortë. AH-1Z, që sipas variantit në letër njihet edhe si “Zulu Cobra”, është pjesë e programit për përmirësimin e variantit H-1.
6. A-129/T-129
Agusta A-129 Mangusta është një helikopter sulmues i projektuar dhe prodhuar nga Agusta në Itali. Ky është helikopteri i parë sulmues i projektuar dhe prodhuar tërësisht në Evropën Perëndimore. TAI/AgustaWestland T-129 ATAK është një version i derivuar i A-129-it, zhvillimi i të cilit i është besuar Industrisë së Hapësirës Ajrore të Turqisë (TAI), me Agusta Westland si partner kryesor.
7. AH-1W Super Cobra
Bell AH-1 Super Cobra është një helikopter sulmues me dy motorë, i bazuar në Cobra AH-1 të ushtrisë amerikane. Në familjen e helikopterëve me dy motorë Cobra bëjnë pjesë: AH-1J Sea Cobra, AH-1T Sea Cobra e përmirësuar dhe AH-1W Super Cobra.
8. AH-2 Rooivalk
Rooivalk është një helikopter sulmues i prodhuar nga Deneli i Afrikës së Jugut. Rooivalk në gjuhën Afrikane do të thotë “Sokoli i kuq”. Forcat ajrore të Afrikës së Jugut posedojnë vetëm 12 helikopterë sulmues Denel AH-2 Rooivalk. Megjithëse duket si një makinë krejtësisht e re, Rooivalk e ka motorin dhe helikën kryesore të njëjtë me Aerospatiale Puma.
9. MI-24 Hind
Ml-24 Hind është një helikopter sulmues i pajisur me shumë armatim dhe me kapacitet të vogël për transportimin e trupave ushtarake. Ky lloj helikopteri, që për herë të parë është përdorur nga forcat ajrore ruse, është shumë i ngjashëm me helikopterin amerikan AH-64 Apache, por për dallim prej këtij të fundit, MI-24 mund të transportojë deri në tetë trupa.
10. Z-10
Helikopteri sulmues Z-10 ka filluar të përdoret nga ushtria kineze që nga viti 2009. Artileri ulët në pjesën e përparme, ndërsa piloti në pjesën e pasme të këtij helikopteri është i pajisur me top 30-mm, raketa anti-tank me telekomandë: HJ-9 dhe HJ-10 dhe raketa ajër-ajër TY-90.