10 këshilla si të jeni në formë të mirë edhe pa bërë palestër


E premte, 6 Maj 2016

vrapim

A jeni kureshtar të zbuloni disa mënyra argëtuese për të qëndruar në formë pa shkuar në palestër?

Jua rrëfejmë të gjitha në artikullin e mëposhtëm:

Keni dëshirë që të dobësoheni ose të qëndroni në formë pa shkuar në palestër? Nuk është edhe aq e pamundur sa duket. Në fakt, mjafton të ndiqni disa këshilla të vogla e t’i vini ato në praktikë për të rigjetur dëshirën e të bërit aktivitete të shëndetshme fizike, për të qëndruar në formë ose për të humbur peshë, nëse jeni të shëndoshë. Në këtë mënyrë do të kurseni edhe paratë që mund të keni pasur ndër mend t’i shpenzoni për regjistrimin në palestër. Si t’ia bëni? Më poshtë janë disa këshilla të lehta dhe të dobishme për të qenë në formë pa bërë palestër.

Zgjidhni një vend për të bërë ushtrimet

Hapi i parë është ai i zgjedhjes së një vendi, në shtëpi ose jashtë saj, që e doni dhe që veçanërisht e pëlqeni shumë për të bërë ushtrime, të cilat do t’ju japin padyshim rezultate të mira. Gjithçka do t’ju nevojitet do të jetë vetëm një kostum sportiv dhe atlete sportive.

Aktivizohuni me të tjerë

Bërja e aktiviteteve fizike nën shoqërinë e të tjerëve është një ndihmë për të çuar deri në fund objektivat që keni në mendje. Përse nuk provoni që të organizoni diçka në grup? Për shembull mund të regjistroheni në një garë. Duke bërë këtë gjë, ju do të mund të përmirësoni ritmin kardiak, përveçse do të digjni kalori të ndryshme.

Ecni nëpër qytet

Ecja nëpër qytet ose në vendin ku jetoni, duke shijuar bukuritë ose monumentet e tij, është një mënyrë e duhur për t’u qetësuar, për ta ndier më pak lodhjen e ditës dhe mbi të gjitha për të bërë lëvizje të shëndetshme.

Bëni ekskursione në mal

Edhe ekskursioni në mal është një mënyrë e mirë për të ndihmuar zemrën por edhe shëndetin në përgjithësi. Mund të shijoni peizazhe të mrekullueshme dhe të thithni ajrin e pastër
të natyrës.

Pastroni shtëpinë

Mund të duket e pamundur, por edhe pastrimi i shtëpisë mund të japë frytet e tij në mbajtjen e formës apo në humbjen e kilohgamëve të tepërt. Por si? Duket se larja e vaskës së banjës ose marrja e pluhurave ju ndihmon që të digjni shumë kalori. Por edhe punët e tjera të shtëpisë. Në ndihmë mund t’ju vijë edhe një muzikë në sfond që juve ju pëlqen shumë. Pra mund të kërceni ndërsa jeni duke punuar.

Bëni joga

Joga mund të bëhet si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj. Gjeni një vend komod, merrni një tapet dhe vendosni atë DVD që keni blerë për kërë qëllim për të djegur kalori; në këtë mënyrë ju do të gjeni edhe paqen e brendshme.
Vraponi

Vrapi është një nga mënyrat më efikase dhe argëtuese për të qëndruar në formë, sepse mund të dilni edhe në ajër të pastër. Si vetëm ashtu edhe të shoqëruar, mjafton të keni një palë kufje dhe trupin do ta ndjeni të “fluturojë”.

Bëni gjimnastikë në zyrë

Kjo është një mënyrë ideale për meshkujt dhe femrat në “karrierë” që e kalojnë pjesën më të madhe të ditës të ulur përpara kompjuterit. Duhen vetëm pak sekonda për t’u çuar, e disa të tjera për të vënë të gjithë trupin në lëvizje.

Shfrytëzoni kohën “pasive” përballë televizorit për të bërë ushtrime

Të nevojshme janë edhe ushtrimet të cilat mund t’i bëni teksa jeni përballë divanit. Mjafton që këmbët t’i mbani pezull në çdo lloj pozicioni për të tërhequr jo vetëm muskujt e tyre, por edhe ato të barkut.