E enjte, 1 Tetor 2015
Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku ka njoftuar se janë bërë afro 100 mijë kërkesa për bileta të ndeshjes kundër Serbisë
Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku ka bërë të ditur se janë bërë afro 100 mijë kërkesa për bileta të ndeshjes kundër Serbisë.
Ka pasur afërsisht 100 mijë kërkesa për bileta nga tifozët e kombëtares”, tha Shulku, dhe për këtë janë detyruar të bëjnë përzgjedhje.
“Procesi i shitjes së biletave është pikë shumë e rëndësishme e këtij procesi. Për këtë ndeshje mbajtëm të njëjtat çmime si ndeshjet e tjera. Kemi shitur online 20% të biletave, dhe grupimet e dedikuara që tashmë dihen që janë mbështetësit kryesor të ekipit kombëtar kemi ruajtur marrëdhënie konstante”, vijoi Shulku.
Etiketa: Serbia, Shqipëria, Tifozët Kuq e Zi