1000 shqiptarë nga Shqipëria- 830 nga Kosova fituan azilin


E premte, 17 Korrik 2015

lkj

Nga mbi 13 mijë aplikime për azil nga Shqipëria 1,040 rezultuan me fat. Ndërsa, është Franca vendi që ka dhënë më shumë vendime pozitive e jo Gjermania. Nga Kosova vetëm 830 fituan azilin.

Disa shqiptarë aplikuan dhe u refuzuan në vendet si Islanda apo Lihtenshteini. Një në 13 shqiptarë që aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit të kaluar, arriti ta fitojë statusin e azilantit, një numër gati dy herë më i lartë se sa në vitin 2013, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të Eurostat. Shumica dërrmuese e vendimeve pozitive u morën në Francë dhe në Britaninë e Madhe.

Numri i shqiptarëve që aplikojnë për azil duke deklaruar se u rrezikohet jeta apo përndiqen politikisht në atdhe është shumëfishuar gjatë viteve të fundit, për të shënuar nivelin më të lartë më 2015.

Gjatë vitit 2014, mbi 13 mijë shqiptarë të Kosovës aplikuan për azil dhe vetëm 830 prej tyre e fituan. Numri i vendimeve pozitive për serbët qe vetëm 400, nga 22 mijë, ndërsa për maqedonasit u dhanë vetëm 70 vendime pozitive nga 8185 vendime gjithsej.

Të fundit