Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Si të kemi dhëmbë të bardhë

Prizren Post | 16:13 - 10.08.2015

Bardhësia e dhëmbëve është një element që na shqetëson. Për të pasur dhëmbë të bardhë, përpos pastave, furçave të dhëmbëve dhe lëngjeve dezinfektuese të gojës ekzistojnë mënyra të ndryshme dhe për më tepër ne mund ti realizojmë ato në kushte shtëpie. Ja disa nga mënyrat që ju mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve në kushte shtëpie.

Soda e bukës

Soda e bukës, e pranishme në kuzhinën tonë ndihmon në largimin e pllakave të krijuara tek dhëmbët të cilat shkaktojnë ngjyrën e verdhë.
▪ Mund të përzieni gjysmë luge çaji me sodë buke. Me këtë masë lani dhëmbët me furçë e me ujë të ngrohtë, tamam si me pastë dhëmbësh normale. Përsëriteni këtë ritual 2 herë në javë.
▪ Ose mund ta përzieni atë me lëng limoni, uthull molle ose peroksid hidrogjeni.
▪ Gjithashtu mund të përzieni një lugë sodë buke me një tjetër me peroksid hidrogjeni. Masën e hidhni në një gotë me ujë të ftohtë dhe me të shpëlani gojën 2-3 herë në ditë.

Lëkurë portokalli

Pastrimi i rregullt i dhëmbëve me lëkurë të freskët portokalli redukton akumulimin e papastërtive.
Si ta përdorni?
▪ Para se të flini, merrni pak lëkurë portokalli dhe me të fërkoni dhëmbët tuaj. Vitamina C dhe kalciumi që ajo përmban do të luftojë mikroorganizmat përgjatë natës.
▪ Përsëriteni për disa javë dhe shikoni rezultatet.

Peroksid hidrogjeni

Efektet e peroksidit të hidrogjenit janë dhëmbë të bardhë si perlë, përsëri.
▪ Bëni gargarë me këtë lëndë, por sigurohuni që mos ta përcillni.
▪ Gjithashtu mund të krijoni një masë me peroksid hidrogjeni së bashku me sodë buke, të cilën mund ta përdorni si pastë dhëmbësh. Me vonë lajini dhëmbët më një pastë normale.

Përdorimi i tepërt i peroksidit të hidrogjenit mund të krijojë irritim të mishrave të dhëmbëve, kështu që ju rekomandojmë që të mos abuzoni.

Limon

Vitamina C dhe acidet që limoni përmban janë shumë të përshtatshëm për të larguar pllakëzat nga dhëmbët tuaj. Mund ti përdorni lëngun, por edhe direkt lëkurën e tij.
▪ Përzieni pak lëng limoni me kripë
▪ Aplikojeni atë tek dhëmbët e zverdhur dhe e lini për pak minuta. Më pas shpëlajeni gojën me ujë të ngrohtë.
▪ Përsëriteni dy herë në ditë për dy javë për rezultate më të mira.

Kripë

Kripa është një prej agjentëve pastrues më të rëndësishëm dentar përdorur prej dekadash, shkruan Anabel. Ajo ndihmon në rikuperimin e mineraleve të humbura prej dhëmbëve dhe rigjenerimin e ngjyrës së bardhë të tyre.
▪ Mund ta përdorni në vend të pastës së dhëmbëve çdo mëngjes e më vonë ta shpëlani
▪ Ose mund ta përzieni me sodë buke e lehtë të fërkoni dhëmbët.

Kujdes: Mos i fërkoni dhëmbët me forcë kur përdorni këtë përzierje sepse mund të shkaktojë irritime në mishrat e dhëmbëve ose dëmtime.


Arivisti Company