E mërkurë, 9 Nëntor 2016
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka ekzekutuar vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për shpërndarjen e fondeve të 20 përqindëshit të dedikuara për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore.
Bartja e këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me Rregulloren 2003/13 (me ndryshime).
Në total, Agjencia deri me tani ka shpërndarë rreth 108 milionë euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 44 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-shit për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh të tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen në një të ardhme të afërt raporton KOHAnet.