24­-vjeçarja lë foshnjën të vetme në shtëpi, procedohet penalisht nga bashkëshorti


E diel, 13 Mars 2016

Berat – Një nënë 24­-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Beratit, pasi akuzohet se ka braktisur foshnjën e saj 2 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por vetëm tani ka nisur procedimi për shtetasen F.R., e cila është larguar nga banesa e saj më datë 8 mars të këtij viti, duke lënë foshnjën brenda.

Babai i foshnjës pasi u kthye në shtëpi e gjeti foshnjën të vetme, duke kallëzuar për këtë gjë të shoqen në polici.

Babai ka dëshmuar në polici se bashkëshortja e tij kohët e fundit nuk po sillej mirë me të dhe nuk po përkujdesej për foshnjën.

Etiketa: , ,