Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

3 lojërat që ju bëjnë më të mençur

Prizren Post | 09:03 - 07.08.2015

Ta sfidosh veten rregullisht me ushtrime mendore dhe aktivitete të reja do të bëni që mendja juaj të mbetet e kthjellët.

Në fakt, të rriturit që angazhohen më shumë në aktivitete stimuluese kanë rreth 63% më pak gjasa që të zhvillojnë demencë se sa ata të cilët rrallë zhvillojnë aktivitete të tilla.

Universiteti i Michiganit ka gjetur se të rriturit të cilët luajnë lojëra mendërisht sfiduese çdo ditë apo disa herë në javë mund të përmirësojnë në mënyrë të dukshme trurin e tyre.

Këto 3 lojëra do të përmirësojnë dukshëm aftësinë e trurit tuaj:

1. Emëro ngjyrën
Kjo është mënyra më e mirë për ta sfiduar veten dhe aftësinë e trurit. Thjeshtë shkruani me fjalë një ngjyrë dhe ngjyroseni me ngjyrë tjetër – për shembull fjalën ‘e kuqe’ e bëni me ngjyrë të kaltër – dhe luajeni këtë lojë në mënyrë të përsëritur duke i thënë ngjyrat e fjalëve të shkruara për ta përmirësuar trurin tuaj.

2. Vetëm 7 fjalë
Testojeni kreativitetin tuaj me këtë sfidë tjetër. Shkruani një tregim të shkurtë duke përdorur vetëm 7 fjalë për ta treguar atë.

3. Numëroni së prapthi
Kjo është ndoshta mënyra më e mirë për ta mbajtur mendjen të kthjellët. Provoni këto tri ushtrime në mënyrë që të arrihet ushtrimi i plotë:
– Filloni të numëroni së prapthi nga numri 200, duke hequr nga 5 numra secilën herë (200, 195, 190…)
– Filloni nga 150, duke hequr nga 7 numra secilën herë
– Filloni nga 100, duke hequr nga 3 numra secilën herë


Arivisti Company