50 mijë njësi të telefonit inteligjent HTC One E8 janë shitur në vetëm 15 minuta


E mërkurë, 18 Qershor 2014

HTC_One_E8_family_blog-header

Telefoni inteligjent HTC One (E8) është një version i origjinalit HTC One (M8). Ndryshimi kryesor mes këtyre dy pajisjeve qëndron tek materiali me të cilën është ndërtuar telefoni, ku HTC One (E8) ka trup plastik, ndërsa HTC One (M8) ka trup prej alumini.

Disa nga veçoritë e këtij telefoni janë: procesori Qualcomm Snapdragon 801 me qark 2.5GHz, sistemi operativ Android 4.4 me përditësimin Sense 6.0, kamera ballore 0,5 megapikselë, altoparlantët BoomSound dhe kamera e pasme 13 megapikselë. Telefoni vjen gjithashtu me rrjetin 4G LTE. Ky telefon inteligjent kushton 481 dollarë.

Kompania HTC njoftoi të mërkurën në llogarinë e saj zyrtare në internet, Weibo, se ka shitur rreth 50 mijë njësi të telefonit inteligjent HTC One E8, në vetëm 15 minuta. Këto shifra mund të justifikohen shumë mirë, duke pasur parasysh veçoritë që ofron ky telefon dhe çmimin që ai ka. Ai ka veçori të cilësisë së lartë, ashtu si telefonat inteligjentë të kompanisë Samsung, por ka një çmim shumë të arsyeshëm, krahasuar me Galaxy S5 apo HTC One (M8).