Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

500 shqiptarë nga Presheva do të mbështesin Shqipërinë në Serbi

Prizren Post | 15:32 - 10.10.2014

Preshevë – Federata Serbe vendosi të mos i lejojë tifozët kuqezinj të udhëtojnë në Beograd për të ndjekur Shqipërinë, por fjalën e fundit pritet ta thotë Ministria e Brendshme serbe.

Sido që të jetë, Kombëtarja jonë nuk do të jetë pa mbështetës në stadiumin e Partizanit të Beogradit më datë 14 tetor.

Sipas medieve në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, vetëm dy ditë nga hedhja në treg e biletave për këtë ndeshje, në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë janë shitur 500 të tilla me blerës sigurisht shqiptarët.

Mësohet se biletat janë shitur nga tregtarët serbë. Pavarësisht çmimit shumë të lartë krahasuar me atë të Federatës Serbe të Futbollit, kjo nuk i ka stepur shqiptarët që t’i blejnë ato për të qenë të pranishëm në stadium me flamurin kuqezi në duar.

Nëse Ministria e Bredshme në Serbi do të japë dritën jeshile për 1100 tifozët shqiptarë, numri i tyren në shkallët e stadiumit në Beograd do të shkojë 1600./shekulli/


Arivisti Company