Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

590 të arrestuar në Turqi

| 13:31 - 25.07.2015

Sot në një deklaratë për mediat Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoğlu ka thënë se deri më tani në të gjithë vendin janë arrestuar 590 persona. Ai ka deklaruar se këto janë operacione të cilat i shërbejnë qetësisë publike dhe sovranitetit të shtetit të Turqisë.

“Askush të mos i zgjasë gjuhën e presionit shtetit të Republikes së Turqisë dhe popullit turk. Ai i cili bën presion e gjen përgjigjen. Ai i cili mbjell erën korr furtunën. Nëse prishet edhe njëherë qetësia publike nuk do të goditen vetëm ato që përdoren si mashë apo ato pjesë që gënjehen por edhe qendrat të cilat japin direktiva do të marrin pergjigjen e duhur. Për këtë arsye ka ardhur koha që të gjithë ata që mendojnë të bëjnë një gjë të tillë ti thirrin mendjes dhe ti venë gishtin kokës” është shprehur Kryeministri i Turqisë, Davutoğlu.


Arivisti Company