E diel, 9 Gusht 2015
1. Gjeneva
Me një kosto prej 37.80 dollarësh për një hamburger dhe me vlerën prej 6.19 dollarë për një filxhan kafeje, Gjeneva renditet në qytetet më të shtrenjta të botës për të ngrënë një vakt.
2. Parisi
Në qytetin e dytë më të shtrenjtë në botë dhe në të ashtuquajturin qytet i të dashuruarve, një hamburger të pakëson portofolin me 29.79 dollarë, një filxhan kafeje kushton 5.79 dollarë dhe një sanduiç 24.39 dollarë. Në total me 72.62 dollarë për një vakt, Parisi duket se e meriton vendin e dytë.
3. Hong Kongu
Një hamburger në Hong Kong kushton 30.57 dollarë, një kafe 7.39 dollarë, dhe një sanduiç 21.09 dollarë. Çmimet e kripura që e çojnë vlerën e një vakti jashtë në 71.34 dollarë e rendisin Hong Kongun të tretin më të shtrenjtë.
4. Oslo, Norvegji
Renditja vazhdon me Oslon në Norvegji, qytetin ku një hamburger të kushton 31.18 dollarë dhe një filxhan kafeje 4.80 dollarë. Një sanduiç 20.12 dollarë.
5. Londra
Londra ka një çmim mesatar për hamburger që shkon në 25.74 dollarë dhe ku një filxhan kafeje shkon në 6.10 dollarë. Një sanduiç kushton 22.08 dollarë. Kosto totale e Londrës është 65.45 dollarë.
6. Nju Jorku
Qyteti i Nju Jorkut ofron një hamburger për 24.26 dollarë, një filxhan kafeje për 5.38 dollarë. Për 17.69 dollarë ekstra do të mund të konsumoni një sanduiç duke e çuar kështu koston e një vakti jashtë në 69.64 dollarë. Mirë se vini në botën e shtrenjtë!