61 deputetë kundër Arsim Bajramit të PDK-së, Brovina ndërpret seancën


E enjte, 18 Shtator 2014

kuv

Kryesuesja nga radhët e PDK-së, vazhdoi seancën konstituive të legjislativit të V-të të Kosovës, duke u thirr në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që thotë se në seancën e 17 korrikut nuk janë zgjedhur kryetarët dhe nënkryetarët.

Ajo ftoi nënkryetarin e PDK-së, Hajredin Kuçi, të propozoi kandidatin e këtij subjekti për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Emri i propozuar nga subjekti i tij siç është cekur më parë, është Arsim Bajrami.

Për votuan 44 deputetë, kundër 61, abstenojnë 11.

“Kandidati nuk mori votat e mjaftueshme, për t’u shpall kryetar të Kuvendit. Prandaj, jam e detyruar ta ndërpres këtë seancë”, tha ajo. /Telegrafi/