E martë, 21 Korrik 2015
Këto fonde, sipas një njoftimi të Ambasadës britanike do të mbështesin punën të cilën Qendra po e bën në ndihmën e të mbijetuarve të dhunës seksuale në konflikt përmes programeve të rehabilitimit.
Ministrja e punëve të jashtme për të drejtat e njeriut dhe Përfaqësuesja speciale e Kryeministrit për parandalimin e dhunës seksuale në konflikt, Baronesha Anelay, gjatë qëndrimit në Kosovë do të shpall mbështetjen e re të MB-së prej 80.000£ për Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës dhe partnerët e tyre.
Këto fonde, sipas një njoftimi të Ambasadës britanike do të mbështesin punën e çmuar të cilën Qendra po e bën në ndihmën e të mbijetuarve të dhunës seksuale në konflikt përmes programeve të rehabilitimit dhe fuqizimit ekonomik.
“Ministrja gjithashtu do të premtoj mbështetjen e MB-së në trajnimet në Kosovë për Protokollin ndërkombëtar për dokumentimin dhe hetimin e dhunës seksuale në konflikt, që do të fuqizojë praktikën më të mirë në Kosovë për dokumentimin e dhunës seksuale si krim në konflikt dhe do të ndihmoj në sigurimin e qasjes për të mbijetuarit në Kosovë në mbështetjen, shërbimet dhe drejtësinë që ju takon. Si pjesë e përpjekjeve të Kosovës në adresimin e të këqijave nga e kaluara, Baronesha Anelay gjithashtu do të inkurajoj udhëheqësit e Kosovës që të themelojnë Gjykatën Speciale për Krime të Luftës, një element thelbësor për promovimin e sundi mit të ligjit dhe luftës kundër mosndëshkimit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë në Kosovë.