E shtunë, 22 Gusht 2020
PRISHTINË – Edhe nëntë viktima nga COVID-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, derisa 169 persona kanë rezultuar pozitivë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar 455 mostra të cilat janë marrë nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratorët privatë.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 12.337 raste nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.
Etiketa: Aktuale, Coronavirus, Covid19, Kosova