E diel, 24 Maj 2026

Manchester United po lëviz me shpejtësi në tregun e transferimeve dhe është pranë arritjes së marrëveshjeve për dy mesfushorë të rëndësishëm: Sandro Tonali dhe Ederson.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, “Djajtë e Kuq” kanë bërë progres të madh në negociatat me Atalanta për transferimin e Edersonit, me marrëveshjen që thuhet se është pranë finalizimit.
Në të njëjtën kohë, United po avancon edhe në bisedimet me Newcastle United për Tonalin, i cili shihet si zëvendësues ideal i Casemiro në mesfushë.
Mesfushori italian kishte qenë objektiv edhe i Juventus, por klubi torinez nuk arriti të konkurronte financiarisht me ofertën e mundshme të United.
Tonali vlerësohet për aftësinë e tij për ta kontrolluar lojën, për forcën fizike dhe fleksibilitetin taktik, pasi mund të luajë si mesfushor defensiv apo në rol më ofensiv “box-to-box”. Ndërkohë, Ederson pritet të sjellë energji dhe kreativitet shtesë në repartin qendror.
Burimi: 04online
