Usyk mbron titullin pas 11 raundeve dramatike ndaj Verhoeven, vendimi i gjyqtarit ngjall polemika (VIDEO)


E diel, 24 Maj 2026
Usyk mbron titullin pas 11 raundeve dramatike ndaj Verhoeven, vendimi i gjyqtarit ngjall polemika (VIDEO)

Oleksandr Usyk ka mbrojtur titujt botërorë në peshat e rënda pas një përballjeje të fortë dhe të diskutueshme ndaj holandezit Rico Verhoeven, në një duel që u vendos në raundin e 11-të.

Meçi u zhvillua në një arenë të hapur pranë piramidave në Giza dhe u karakterizua nga një rivalitet i fortë, ku Verhoeven u paraqit më agresiv gjatë shumicës së raundeve dhe madje mbajti një epërsi të lehtë sipas gjyqtarëve.

Megjithatë, në fund të meçit, Usyk rriti presionin dhe arriti ta rrëzonte kundërshtarin me një goditje të fuqishme me të majtën, çka detyroi gjyqtarin të ndërpriste ndeshjen pak para përfundimit të raundit të 11-të, vendim që shkaktoi debate të shumta.

Pas përfundimit të meçit, Verhoeven kërkoi menjëherë një revansh, duke e cilësuar ndërprerjen të parakohshme, ndërsa Usyk pranoi se kishte qenë një nga ndeshjet më të vështira të karrierës së tij.

Në ring u shfaq edhe sfiduesi i detyrueshëm i WBC, Agit Kabayel, i cili kërkoi publikisht një duel të ardhshëm ndaj kampionit ukrainas në Gjermani.

ABSOLUTE CHAOS 😱 USYK STOPS RICO!!!#UsykRico pic.twitter.com/3OHnaXPUv5


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit