E martë, 2 Shtator 2014
Rreth 75 vjet më parë filloi Lufta e Dytë Botërore. Gjermania sulmoi Poloninë dhe e futi të gjithë botën në luftë. Për gjashtë vjet lufta u përhap në Europë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe në Paqësor. Plot 60 shtete u përfshinë në të dhe 110 milionë vetë ishin nën armë. Në fund të saj pati 60 deri 70 milionë të vdekur. Gjashtë milionë hebrenj nga Europa u shfarosën gjatë Holokaustit. Evropa u shkatërrua. Gjermania humbëse u nda.
Miliona njerëz u zhvendosën ose u depërtuan. Dhe për herë të parë u përdorën në luftë armë. Lidhur me fajin për luftën s’ka pasur dhe s’ka as sot as dyshimin më të vogël – ndryshe nga debati mbi Luftën e Parë Botërore. Gjermania e deshi dhe e shkaktoi këtë luftë. Në fund, ajo jo vetëm u mund, por edhe u shkatërrua. Asaj i duhej të mbante me Holokaustin njollën e krimit të shekullit. Mbi nëntë milionë gjermanë gjetën vdekjen, ndër ta më shumë se tre milionë civilë. Gjermania u nda.
Pas luftës pjesa perëndimore e vendit e rimori veten. Fillimisht në aspektin ekonomik, e më pas edhe atë politik. Republika Federale në Luftën e Ftohtë ishte pjesë e Perëndimit. Madje edhe ushtarakisht, sepse ajo u bë aleate në NATO. Me pas ajo u bë edhe një ndër anëtaret themeluese të Komunitetit Ekonomik Europian, bërthamës së BE-së së sotme. Kësisoj, ajo nxori mësimet e para parimore nga Lufta e Dytë Botërore. Veprimet e mëvetësishme politike ishin një tabu. Mësimi i dytë i madh nga Lufta e Dytë Botërore ishte: Jo luftës, jo ferrit në tokë! Anëtarësimi në NATO dhe menjëherë pas kësaj riarmatimi, shiheshin me mjaft skepticizëm prej gjermanëve, madje edhe refuzoheshin. Edhe sot, shumica e gjermanëve e refuzojnë luftën si mjetin e fundit të politikës.
Sa herë që një qeverie gjermane i duhet të angazhohet ushtarakisht përkrah partnerëve dhe aleatëve – qoftë në Kosovë, apo në Afganistan – zhvillohen debate të zjarrta e praktikisht asnjëherë nuk ka miratim te qytetarët. Ndaj është e habitshme, që Republika Federale, edhe pse më shumë për arsye financiare se sa për arsye strategjike, e hoqi shërbimin e detyruar ushtarak dhe ka nisur të krijojë ushtrinë profesioniste. Me objektivin e shpallur për të qenë si partnere me e aftë dhe që të mund të bashkëveprojë në rast të ndërhyrjeve ushtarake. Sepse pikërisht këto operacione ushtarake dhe konsideratat strategjike që i mbajnë ato janë më tepër se të diskutueshme dhe praktikisht të zbatueshme vetëm pa pëlqimin e qytetarëve.
Kështu, mësimi i dytë i madh i “Jo më luftës!”, çoi në një gënjeshtër jete për gjermanët: sa herë është i nevojshëm një kontribut gjerman për veprime ushtarake, politika gjermane merr flatra, nxjerr në pah aspektet humanitare ose flet për gjenocid, në mënyrë që njerëzit të mund të binden. Por shumicën e rasteve pa sukses. Plot 75 vjet më parë, nga gjermanët nisi Lufta e Dytë Botërore. Sot Gjermania është një gjigant ekonomik dhe rrugës drejt një aktori politik global. Një rol me të cilin gjermanët nuk ndjehen rehat. Teorikisht ata duan të jenë një “Zvicër e gjelbër”. Por këto ditë kanë marrë fund. Nga Gjermania, NATO pret udhëheqje politike dhe kontribut ushtarak përkatës, por edhe modesti. Dhe kjo korrespondon me një mësim të tretë: prezantimi mendjemadh dhe autokratik nuk është më atribut gjerman.
Marrë nga DW
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.