A është e lehtë të jetosh në kohën e idiotizmave?


E martë, 14 Tetor 2014
Zafir BERISHA

Zafir BERISHA

Të jetosh në kohën kur fundërrinat dhe idiotizmi zënë hapësirë në jetën publike dhe mediale nuk është e lehtë.
Kjo nuk është e lehtë veçanërisht për ata të cilët asnjë herë Kosovën nuk e kanë menduar kështu:
– Kur prapanica e një prostitute bëhet top lajm në mediet e shkruara dhe elektronike.
– Kur politikanet në media më shumë përshkruhen se sa janë seksi, se sa për vlera tjera.
– Kur studentja kushtëzohet nga profesori me shkuarje në shtrat.
– Kur spiuni bëhet patriot dhe shet mend se si duhet bëhet shteti.
– Kur dezertori shitet si komandant i UCK-së e komandanti mendon se Kosova është pronë e tij.
– Kur ai që ka dhënë gjymtyrët e trupit për këtë vend jeton i harruar dhe në mjerim si në kohen e mesjetës.
– Kur luftëtari i vërtet i UÇK-së ka mbetur në duart e dezertorit për tu verifikuar aktiviteti i tij ushtarak.
– Kur politikani edhe kur gënjen bëhet top lajm në media.
– Kur të vetë quajturit “analist” shesin mend duke menduar se vetëm ata dinë.
– Kur ai që ka dhënë qoftë 5 marka për Kosovën dikur në Gjermani , kurse në anën tjetër i ka vjedhur 500 mijë bëhet faktorë për shkak të vasalitetit ndaj politikës
– Kur hajduti i parasë publike respektohet nga qytetari edhe pse dihet që është hajdut.
– Kur dikush nuk të përshëndet as në rrugë edhe pse dikur e ke ushqyer me bukë.
– Kur analfabeti që ka diplomë me “vulë patate” është faktorë institucional.
– Kur hajnia,mashtrimi dhe prerja në besë quhet politik bërje.
– Kur “ në emër të zotit me drejtësi” vidhet dhe pacienti trajtohet si mall “kusuritje”
– Kur i jepet të drejtë , pa të drejtë edhe idiotit vetëm pse është faktorë në politikën ditore.
– Kur për një traktor dru shkon 2 vjet burg efektiv, e për 60 milion euro dënohesh 2 vite me kusht.
– Kur qytetari ankohet në polici për padrejtësi që i bëhet nga pushtetarët , polici i thotë mos u anko se nuk të del mirë.
– Kur nota kaluese ne Gjimnaz jepet për 5 qebapë.
– Kur profesori i ndëshkon nxënësin vetëm pse prindi i tij nuk mendon politikisht sikur ai.
Pas gjithë kësaj që thash natyrshëm shtrohet pyetja: kur në këtë vend do të kthehet jeta normale dhe kur do të vlerësohen vlerat e mirëfillta, kur do të gjykohet i pa drejti dhe të vlerësohet i drejti, kur drejtësia dhe ligji do të jenë mbi të gjitha, kur amoraliteti nuk do të trajtohet si moral.

Zafir Berisha, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.