E shtunë, 3 Shtator 2016
Sot është e qartë se e gjithë Sistemi Ndërkombëtarë ekspansionistë e themeluar pas Luftës së Dytë Botërorë është para rrënimit të sipërt. Eshtë e pashmangshme rrënimi i sistemit djallëzor Ndërkombëtar në botë. Prej këtyre instucioneve më të theksuara janë OKB, FMN, UE, NATO e shumë të tjerë.
Arkitektët e këtij dështimi janë Uashingtoni dhe UE që brutalisht veproninë mbi vullnetin e popujve. Sipas tyre, problemi nuk është se Amerika bën luftë, porse nuk bën luftë mjaftueshëm të mirëfilltë dhe paqtues.
Luftërat e tyre shkaktuan vdekjet e qindramijë irakenëve; shkatërroi komunitetin historik kristianë; krijoi al Qaeda-n në Irak, të transformuar në ISIS; shkatërroi Sirinë dhe fuqizoi Iranin. Eksperienca shkatërruese e Amerikës me ndërhyrjen imorale nuk mund të shpëtohet duke luajtur lojra “Luftë për Paqe ose Luftë për Preventivë”!?
Diktatura e pronës private e rrënoi shoqërinë botërore. E gjithë forca është në duartë e një grupi të vogël oligarku e cila servisohet nga bankier dhe politikan. Një Sistem i tillë krijon një botë pa të drejtë dhe pa të ardhme. Gjatë sundimit të kapitalizmit shpërthyen dy luftëra botërore. Lufta ende godet pjesë të ndryshme të botës. Kapitalizmi në thelb është i ndërtuar mbi padrejtësi.
Çdo qeveri demokratike mbështetet në kapitalizëm dhe udhëheq politikë që forcon interesat ekonomike të klasës sunduese. Politikanët shpëtojnë bankat dhe sistemin e saj kapitalist në të.
I vetmi shtet i cili shënon rritje maramendëse ekonomike dhe politike përkrah shteteve të UE-së që janë pran kolapsit ekonomikë është Turqia e re. Këtë rezikë Britania e Madhe e evitoi dhe morri një vendim, largim nga UE e njohur nën emrin – BREXIT.
Shkaku i saj Perëndimi kishte projektuar një luftë të vogël, e të kontrolluar. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, me ndihmën e shërbimeve të inteligjencës perëndimore dhe degëve të tyre në rajon, kishin përgaditur gjithcka për fillimin e një “lufte” të kontrolluar në korrik të këtij viti në Ballkan !
Flitet se, gjakderdhja u shmang nga presidentët e Rusisë dhe Turqisë Putin dhe Erdogan që parandaluan një grusht shteti ushtarak në Ankara, arsyen për luftë është dashur të shkaktojë Kroacia mes serbëve dhe boshnjakëve, dhe si shkas kryesor për “ndërhyrjen” e komunitetit ndërkombëtar do të ishte grusht shteti në Ankara. Por ky projekt dështoi dhe ra në ujë!
Perëndimi vlerësoi se pas copëtimit të Turqisë me një luftë të kontrolluar Serbia do të detyrohet të njohë Kosovën, të bashkohet me NATO-n dhe t’ia kthej shpinën Rusisë!
Mos suksessi i puçit turk është ngjarje që ndryshoj planet e NATO-s. Po të arrihej, qeveria e re e Turqisë e instaluar me forcën ushtarake do të duhej të ishte garancion i realizimit të qëllimeve politike përmes forcës ushtarake në Ballkan që Turqia ashpër e refuzon. Tani plani është i katandisur. Erdoganit duhet t’i jemi falemnderues për qëndrimin stoik ball puçit dhe që ngjarjet të mos nisin kah zgjidhja ushtarake.
Edhe pse ky plan amerikanë dhe fuqive perëndimore dështoj, kjo nuk do të thotë se prej tij është ndalur ngase në Kosovë paraqitet problem i demarkacionit me Malin e Zi etj.
Tani u kuptua përse atakohet Turqia pamëshirshëm përmes organizatave terroriste që udhëhiqen nga Fuqitë e Mëdha si mercenarë me qera në të ashtuquajturën “PROXY WAR”, nën moton Rrëno dhe Shkatërro duke vepruar në teren përmes; PKK, ISIS, PYD-YPG dhe se fundi “FETO”, me tentim Puçi perbrenda nga Xhunta ushtarake.
Sot me të madhe nga BRICS po bisedohet për tregëtim ekonomik që të bëhet ajo jashta Dollarit amerikan. Duket se këtë hap të madh do ta regjistrojnë bashkepunumi Ruso-Turk. Vendet të cilët e përbëjnë BRICS-un (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika Jugore), janë lojtarët kyç në sipërfaqen e ekonomisë globale, për shkak të cilit dollari po ndien shtypje, e kjo mund të ketë pasoja serioze.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiqen të parandalojnë krijimin e valutës alternative e cila do të mund të zëvendësojë dollarin. “Banka e re për zhvillim” (Banka e BRICS-it) dëshiron të pavarësohet nga sistemi monetar të dollarit si e nënshtruar atij. Planet ekonomike të kësaj organizate të re po krijojnë xhelozinë e qeveritarëve amerikan, Aktualisht, Rusia poashtu po përpiqet të krijojë rrugët e veta të pavarura ekonomike me Turqinë. Kryetarët e dy vendeve, Putini dhe Erdogani, kanë arritur marrëveshjen në takimin e tyre të fundit lidhur me tregtinë në mes këtyre dy vendeve të bëjnë me rubla dhe lira. Në të vërtetë, Rusia shqyrton mundësinë që shitjen e naftës të bëjë edhe në valuta tjera, duke përfshirë edhe rublën. Kjo është shpallje luftë SHBA-ve sikur Sadam Hyseini dhe Muamer Gadafi.
Megjithatë, çdo përpjekje amerikane për t’i bërë presion Moskës së armatosur nga ana bërthamore dhe forcat Beijing i detyrojnë ato të demonstrojnë së nuk do të frikësohen nga Uashingtoni.
Në anën tjetër nëse Turqia si forca më e madhe ushtarake në rajon do të mund të përjashtohet nga NATO, atëherë Shtetet e Bashkuara duhet të kuptojnë se si do të përballet me Rusinë dhe Iranin. Kjo ushtri post-grushtit të shteti do të jetë më e fortë dhe më e sigurt. Ne tashmë kemi parë rezultatet në përparimin e forcave rebele në Alepo, Xherablus të përkrahura nga ky ushtri turke kur ajo pastrojë për dy orë një teren të madh nga militantët e ISIS gjë të cilën pesë vite radhazi nuk mundën ta bëjnë Amerika, Britania, Franca, Gjermania, Rusia etj. Shtrohet pyetja; Pse tani mundet vetëm ushtria turke ta bëj atë !?
Grushti i shtetit ka dy efekte në pikën më të lartë të mundshme. Së pari, Erdogani do të ndihet më i lirë për të vepruar në interesin kombëtar të Turqisë, në veri të Sirisë. Ai nuk do të jetë më i kufizuar nga programi i caktuar nga Shtetet e Bashkuara apo nga mungesa e një programi të tillë. Nuk do të jetë më i ndjeshëm ndaj vetos amerikane.
Eshtë prit nga Perëndimi që pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj Turqisë nëse do ta mbijetoj ato, atëherë të kalojnë rufeshëm në afrimin e saj ndaj vetes duke e larguar sërish nga blloku Rus. Telefonatat nga krerët më të larta si Obama, Merkel, Holland Putin e tjerë sa kanë filluar një zhvillim të trafikimit maramendëse drejt Erdoganit ballëlartë!
Turqia e re dhe Erdogani si lider i saj i ri për shekullinë e ri në të “ndërtoi jetën e re”. Ndërtimi i jetës ishte një fenomen si ndërtim i Anijes së Nuhut, një metaforë e shpëtimit të popullit nga zullumqarët e shekullit të kaluar duke i lënë ato të përmbyten nën ujërat e trazuara bashkë me zullumin e tyre praptorë… !
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.