Abidal: Alves deshi të më japë mëlçinë


E hënë, 16 Shtator 2013

Eric Abidal ka zbuluar se shoku i ti i ngushtë dhe ish-bashkëlojtar te Barcelona, Dani Alves, i kishte ofruar t’ia japë mëlçinë e tij para transplantimit.

Miqësia e dy mbrojtësve është gjerësisht e njohur, dhe braziliani madje hoqi dorë nga numri i tij për ta mbajtur atë të Abidal, 22, këtë sezon dhe për të treguar besnikërinë për shokun e tij.

Por francezi ka nxjerrë në pah se miqësia e tyre ishte edhe më e thellë, pasi ka zbuluar një gjest emocional të bërë nga Alves gjatë trajtimit të tij.

“Raporti im me Dani shkon përtej asaj që ai e mban numrin tim të vjetër, 22. Kur unë duhej t’i nënshtrohesha operacionit, ai ofroi të më dhurojë mëlçinë e tij”.

“Sigurisht, kjo as që vinte të pyetje pasi ai është një futbollist profesionist. Raporti jonë shkon më tepër se miqësia”, ka thënë Abidal për Catalunya Radio.