Admir Mehmedi titullar kundër Francës


E enjte, 19 Qershor 2014

Përveç Xherdan Shaqirit, Valon Behramit dhe Granit Xhakës, në ndeshjen ndaj Francës nga minuta e parë pritet të luajë edhe Admir Mehmedi.

Sipas tabloidit zviceran Blick, selektori i helvetikëve, Ottmar Hitzfeld pritet ta lërë në bankën rezervë sulmuesin Valentin Stocker, i cili ndaj Ekuadorit ishte titullar.

Kurse, sulmuesi shqiptarë pritet ta nisë ndeshje nga fillimi. Mehmedi ishte zëvendësues në ndeshje ndaj Ekuadorit, derisa pas inkuadrimit në fushë arriti ta barazoj rezultatin në 1:1.

Sulmuesi i ekipit gjerman, Freiburg, thotë se është i gatshëm të luaj të premten ndaj përfaqësueses së gjelave

“Franca është një kundërshtar i fortë që vjen drejt nesh. Francezët janë rikthyer pas vështirësive në vitet e fundit. Ata kanë lojtar të fortë si Benzema. Natyrisht unë jam i gatshëm dhe në formë”, ka deklaruar Mehmedi.

Etiketa: