Agjenti i Ronaldos darkon me presidentin e PSG-së


E shtunë, 21 Nëntor 2015

ronaldo

Paris – Në ditën që do të zhvillohet El Clasico mediat spanjolle kanë bërë publikime shokuese mbi të ardhmen e superyllit portugez, Cristiano Ronaldo.


Radio Montecarlo raporton se agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, është takuar me presidentin Nasser Al-Khelaifi, njeriun kryesor prapa projektit të PSG-së.

Besohet se ndër temat e diskutuara është e ardhmja e Cristiano Ronaldos te Reali, i cili është klient i Mendesit.

Kjo vjen pak javë pasi vet Ronaldo nuk hodhi poshtë kalimin në ndonjë klub tjetër.