Ahmeti: Konfirmojmë fitoren në Prishtinë dhe Prizren


E diel, 19 Nëntor 2017

Në selinë e LVV ka nisë festa nga aktivistë të këtij subjekti për fitoren në Prishtinë dhe në Prizren.

Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe konfirmoi fitoren në Prishtinë. Ai ka ftuar aktivistët e LVV-së që ta festojnë fitoren në sheshin e Prishtinës.

“E përfunduam numërimin e rezultatit në Prishtinë, dhe mund të konfirmojmë fitoren në Prishtinë, por po duket se lajmi më i madh është se po e konfirmojmë edhe fitoren në Prizren. Shihemi në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në orën 21:30”, theksoi Ahmeti.

Etiketa: , , , , , ,