E mërkurë, 24 Maj 2017
Ajax dhe Manchester United do të takohen sonte mbrëma në finalen e Europa League, e cila zhvillohet në Stokholm.
“Djajtë e Kuq” të Jose Mourinhos janë favorit absolut për këtë ndeshje. Fitorja e Manchesterit nga “Bwin” kuptohet me 2.05, derisa ajo e Ajax me 4.00.
Që ndeshje të ndahet në barazim dhe të shkojë në vazhdime, ka kuotën 3.40 nga “Bwin”.
Ndërsa Bet365 e favorizon po ashtu Manchester United me kuotën 2.05, , Ajaxin me kuotën 4.10, ndërsa barazimin me 3.40.
Kjo ndeshje është më shumë se një finale apo trofe për Manchester United, për faktin se një triumf i mundshëm nesër mbrëma. Do t’i dërgonte direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.