AKR në proces të riorganizimit


E mërkurë, 4 Maj 2016
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli

Prishtinë – Në kuadër të riorganizimit të brendshëm, Aleanca Kosova e Re është duke zhvilluar me shumë sukses procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake.


Në këtë proces, janë duke u angazhuar njerëz të dëshmuar, profesionistë, të sinqertë dhe të përkushtuar për të kontribuar për zhvillimin ekonomik të vendit.

AKR suksesshëm është duke u riorganizuar nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës. AKR është e vetëdijshme për zhgënjimin e madh të qytetarëve në lidershipin politik dhe institucional të vendit, andaj është e përkushtuar që të prezentojë fuqishëm alternativën për zhvillimin ekonomik të vendit.

AKR qëndron indiferente ndaj deklaratave dhe sulmeve të disa individëve që partinë e kanë shfrytëzuar si trampolinë për përfitime personale dhe jo si mundësi për t’i shërbyer interesit të qytetarit të vendit. AKR fuqishem po kthehet dhe do te jetë gjithmonë në krah të qytetarëve duke ofruar perspektivë zhvillimore dhe mundësi për përmirsimin e standardit jetësor, pa pretendime të përfitimeve personale dhe talljeve me qytetarët siq është bërë përditeshmëri e disa individëve që tërë jeten nuk kanë krijuar asgjë pos shfrytëzimit të situatave për arsye përfitimesh personale.