Aksidentet në trafik, statistika alarmante


E diel, 24 Korrik 2016

aksident

Sezona e verës në vend sjellë gjithmonë bashkatdhetarët nga vendet e ndryshme, e përveç numrit të shtuar të qytetarëve bashkë me ta po rriten edhe aksidentet të ndryshme në vend.

Policia e Kosovës për Tribuna Channel ka bërë të ditur se numri i aksidenteve me fatalitet për periudhën janar-qershor 2016, është rritur krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Po ashtu, numri i personave të lënduar në krahisim me gjashtë mujorin e par të vitit të kaluar është rritur për afro 640 aksidente, ndërsa numri i të lënduarve është rritë për 1182 persona.
Përveç kësaj, janë shqiptuar mbi 10 mijë tiketa trafiku më shumë.

Edhe nga qendra klinike emergjence në Prishtinë pranojnë se numri i personave që kërkojnë ndihmë si pasoj e aksidenteve është në rritje.

Shqetësimin për numrin e madh të aksidenteve në trafik e ka ndarë edhe Skender Hyseni, Ministër i Punëve të Brendshme, para Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme. Ai kërkon që lëndët nëpër gjykata të jenë më të shpejta në reagim ndaj rasteve të aksidenteve në trafik.

Me qellim te parandalimit te aksidenteve dhe shtimit te sigurisë ne trafik, policia po zbaton një plan policor të veçantë i cili ka të bëjë me përdorimin e veturave zyrtare pa shenja policore.

Sipas Policisë së Kosovës deri te aksidentet është arritur si pasoj e mos respektimit të rregullave të përgjithshme dhe respektimit të shenjave.